U përplas në Korçë, ndërron jetë në Tiranë shoferi i fugonit të postës

U përplas në Korçë, ndërron jetë në…

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 35-vjeçari, Kristi Plluska, i cili u aksidentua mesditën e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë, ndërsa drejtonte fugonin e Postës Shqiptare.

Plluska nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra.

Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një makinë tip “Mercedes-Benz” dhe më pas goditi një pemë.

Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga automjeti i dëmtuar.

Fotografia e KORÇA 24

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit