U përplas nga makina, drejtuesi i motoçikletës niset me urgjencë në spital

U përplas nga makina, drejtuesi i motoçikletës…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë.Konkretisht aksidenti është regjistruar në afërsi të spitalit të Vlorës. I lënduar nga ngjarja ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili ka pësuar fraktura në trup dhe është nisur me urgjëncë në spitalin e Vlorës.

I plagosuri bëhet me dije se është i gjinisë mashkull dhe se ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë ‘blutë’ kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Gjithashtu pritet identifikimi i shoferit të makinës që përplasi drejtuesin e motoçikletës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit