U përplas nga një automjet, ndërron jetë këmbësori në Lezhë

U përplas nga një automjet, ndërron jetë…

Në qytetin e Lezhës është regjistruar një viktimë i identifikuar si Ndue Sokoli. Ky i fundit ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë ‘Benz’.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip ‘Benz ‘ ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit