U përplas për vdekje, viktima në Malësi të Madhe ishte polic

U përplas për vdekje, viktima në Malësi…

Pas ngjarjes së rëndë, ku ndërroi jetë Jakup Reka nga Malësia e Madhe, në dritë kanë dalë detaje të reja. Mësohet se viktima ishte polic dhe në momentin që u aksidentua ishte në krye të detyrës e po shkonte në një vendngjarje, Reka u përplas për vdekje nga një 32-vjeçar i cili po udhëtonte me një makinë tip “Benz”. I riu me iniciale E.Z., po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin Jakup Reka. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Benz”. Mësohet se policia ishte duke shkuar në një vendngjarje kur u përfshi në aksident.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit