U përplasën me policinë, ndërrojnë jetë 129 persona në Indonezi

U përplasën me policinë, ndërrojnë jetë 129…

Një tragjedi ka ndodhur në Indonezi. Të paktën 129 persona kamë ndërruar jetë shumë njerëz u shkelën nëpër këmbë, ndërsa qindra fansave u ra të fikët.

Stadiumi ësh ë kthyer në një zonë lufte sipas Reuters dhe mediave të tjera të huaj. Përleshjet trup me trup vazhduan edhe jashtë fushës, ku shumë persona humbën jetën.

Në fakt, siç raportohet në mediat lokale, mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Një drejtor spitali konfirmoi për televizionin lokal se një viktimë ishte pesë vjeç.

Në total, më shumë se 300 persona u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim pas incidenteve, të cilat policia i cilësoi si “trazira”.

Pas incidenteve tragjike, liga e futbollit të vendit njoftoi pezullimin e ligës indoneziane për një javë, ku presidenti i federatës, Ahmad Hadian Lukita, njoftoi se do të kryhej një hetim për të gjetur përgjegjësit e incidenteve të pabesueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit