U përpoq të bëhej 'feminist' te protesta e Teatrit, gazetari Lela 'e ha' dyfish nga Sandër Lleshi

U përpoq të bëhej ‘feminist’ te protesta…

Fati i keq nuk po i ndahet gazetarit analist Alfred Lela, që pas protestës së Teatrit Kombëtar.

Atij nuk i ka mjaftuar dhuna policore që pësojë nga “çunat” e Sand Lleshit, që e dërmuan dhe e tërhoqën zvarrë mëngjezin e 17 majit, por tani i faturohet edhe një gjobë.

Gazetari Lela është gjobitur nga policia me plot 200 mijë lekë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i gazetarit Lela në Facebook:

“Pas ‘kërcënimit’ që paskësha përbërë për punonjëset e Policisë më 17 të majit në LalErvardin e Tiranës,

komisarët e partisë së Leshit më gjobisin me 200 mije (petrita komunistë lule) për ecje në Pedonale, pa leje, m’u nën hundë të kovidioteve nëntëmbëdhjetë.

Po atë ditë. S’ka gjë se pEdonalja atë ditë të lume qe e bllokuar nga trimat e Leshit.

Çfare gallate!

Tani do shkoj çdo ditë te Drejtoria e Policisë për t’u pajisur me lejen e gazetarit, se në shtetin e këtyre ushtrimi i zanatit është sipas orëve dhe logjikave policore”.

Mëngjesin e 17 majit, gazetari Lela u mundua që të bënte një xhest xhentëllmeni duke mos lejuar dhunën policore ndaj një femre, edhe pse ajo ishte ish-deputetja e LSI-së, Silvana Caka.

Kjo e fundit po tërhiqej me forcë nga tre police femra, pasi kishte protestuar për prishjen e Teatrit Kombëtar. Por atë ditë, fat më të “zi” se ajo pati gazetari Lela.

Ai u tërhoq në mënyrë spektakolare dhe më pas u shtri me fytyrë në bulevard nga disa efektivë të policisë, të cilët e trajtuan gazetarin si një kriminel nga më të rrezikshmit.

Pamjet e Lelës që u përplas dhe shtri mbi asfalt bënë xhirron e mediave, por me sa duket qeveria dhe Ministri i Brendshëm, Lleshi, paskan shumë mllefe të akumuluara me gazetarin./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit