U pikas nga peshkatarët në det, gjendet i mbytur në ‘Porto Romano’ një 56-vjeçar

U pikas nga peshkatarët në det, gjendet…

Policia e Durrësit bën me dije se një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i pajetë u pikas në orën 07:35 nga peshkatarët e kësaj zone.

Në njoftimin zyrtar nga policia bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. B, si dhe theksohet se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit