U plagos me 3 plumba në Athinë, shqiptari Renis Fajzolli kërkoi vetë ndihmë

U plagos me 3 plumba në Athinë,…

Personi në foto është Renis Fajzolli 34-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur me tre plagë në bark në Athinë.

Ngjarja u regjistrua pak para orës 04:00 në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.

Shqiptari ka qenë në park kur disa persona iu afruanb dhe e qëlluan me tre plumba.

Pasi u plagos, shqiptari ka udhëtuar vetë me makinë drejt patrullës më të afërt ku ka kërkuar ndihmë. 

Policia greke thotë se shqiptari është në spitalin Giorgos Gennimatas ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, teksa shqiptari është me precedentë penalë për drogë

Makina e markës Smart e viktimës do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Vendi ku ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënjeve të lokaleve të natës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit