U plagos me armë gjahu në shtëpi, vdes një person në Lushnje

U plagos me armë gjahu në shtëpi,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Viktima Ndrek Shani jetonte me familjen e tij dhe është vetëplagosur me armë në banesë. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit