U plagos me thikë në Farkë, kush është vëllai i shefes së vettingut?

U plagos me thikë në Farkë, kush…

Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulaj, shefe e Komisionit të Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë e vettingut), është plagosur me thikë, nga një person që ai deklaron se nuk e  njeh, shkruan newsbomb.al.

Nga burimet bëhet me dije se Mulaj është plagosur pak ditë më parë në zonën e Farkës, në Tiranë. Ndërkohë, Policia nuk ka lëshuar njoftim për rastin. Por, as vetë i dëmtuari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Blutë e Tiranës duke thënë se nuk e njeh personin që e qëlloi.

Kush është Admir Mulaj?

Admir Mulaj njihet në Tiranë si ndërtues pallatesh dhe administrator i Univeristetit Ndërkombëtar trë Tiranës. Si ndërtues pallati, Mulaj është denoncuar më herët nga një biznesmen tjetër për mashtrim.

Ai ka në pronësi kompaninë “CONSTRUCTION MANAGMENT ALLIANCE-ALBANIA”, shkruan newsbomb.al.

Sipas biznesmenit vlonjat Eduart Dauti, vëllai i shefes së KPA Natasha Mulaj, Admir Mulaj, do t’i jepte një apartament në një prej pallateve që ai kishte ndërtuar. Për këtë, biznesmeni Dauti ka thënë se ka paguar 241.600 euro por nuk ka marrë aparatmentin.

Nga ana tjetër, edhe vetë Admir Mulaj ka denoncuar biznesmenin vlonjat për mashtrim.

Gjithashtu, Admir Mulaj është dhe administrator i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës. Nga kërmimet në QKB, rezulton se Mulaj mbulon 100% të kapitalit të këtij Universiteti. Statusi i aktivietetit të tij, aktualisht është i pezulluar.//NEWSBOMB.AL

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit