U plagos me thikë pas sherrit për pronat, vdes në spital 60-vjeçari

U plagos me thikë pas sherrit për…

lir Llace, 60-vjeçari që u plagos me thikë nga 57-vjeçari pas sherrit për pronat ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se Llace kishte marrë plagë të mëdha në zonën e barkut, të cilave nuk u ka mbijetuar dot dhe ka ndërruar jetë në spital.

Sherri ndodhi mesditën e sotme në Qafën e Pazarit të Gjirokastrës. Llace dhe Afrim Nazifi u konfliktuan për pronat. Fillisht sherri nisi verbalisht, por më pas Nazifi nxorri thikën dhe plagosi Llacen.

Ky i fundit u dërgua në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte. Tashmë Nazifi ndodhet pas hekurave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit