U plagos në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, i forti i Shijakut kërkon të shohë provat e pamjet filmike

U plagos në atentatin ndaj prokurorit Ndoja,…

Pas babait të Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë në atenttatin që iu bë makinës së prokurorit Arjan Ndoja, pamjet dhe provat filmike kërkon që t’i shohë dhe protagonisti tjetër i kësaj ngjarje, Aleksandër Maloku.

Ky i fundit i ka kërkuar prokurorisë që ti vërë në dispozicion pamjet filmike, ndërkohë që kërkesa e tij është rrëzuar në GjKKO nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Sipas gjykatës çështja është ende në hetim dhe nuk mund të bëhen publike provat. Pak javë më parë babai i 23 vjecarit të vrarë tha se çështja po zvarritet qëllimisht dhe se Prokuroria ka edhe provat fimike dhe ato shkencore për autorët.

I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Kujtojmë se atenttati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ndodhi pasditen e 1 nëntorit, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoja. Si pasojë u plagos shoferi i tij  Andi Maloku 24 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë dhe Aleksandër Laho 46 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit