U plagos në Vlorë, Marjon Mitro anëtari i bandës së Julian Sinanajs

U plagos në Vlorë, Marjon Mitro anëtari…

ka mësuar se Marjon Mitro, personi që u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë është anëtari i bandës së të rrezikshmit Julian Sinanaj.

Mitro, personi që shikoni edhe në foton e mëposhtme, u qëllua nga një makinë në lëvizje e llojit “Land Rover”, teksa ecte pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.

Mësohet se fatmirësisht Mitron e ka kapur vetëm një plumb në këmbë, duke e lënë të plagosur.

Aktualisht ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Nga ana tjetër, rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta. Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me larjet e hesapeve mes bandave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit