U plagos pas shpërthimit të granatës/ 45-vjeçari: Na ra të fikët, toka ishte punuar edhe më parë

U plagos pas shpërthimit të granatës/ 45-vjeçari:…

Janë zbardhur sot më shumë detaje nga ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në një fshat pranë Përrenjasit pasi një granatë e vjetër plagosi 3 persona. I plagosuri që kurohet ne spitalin e Elbasanit Olsi Elezi thotë se nuk e di si ndodhi ngjarja pasi ka humbur ndjenjat. Ndërsa tregon se, është dëmtuar vetëm tek këmbët. “Ishte vjehrri, duke punuar. Te këmbët jam dëmtuar. Nuk e di a ishte punuar toka. Na ra të fikët”, ka thënë ai për gazetaren Entela Duka.

Ndërkohë një familjare tregon se kur morën vesh që ishte granatë kanë mbetur të shokuar, pasi toka punohej çdo vit dhe nuk kishin parë më parë ndonjë granatë aty.

Nuk ka qenë e rrezikshme pasi ka qenë shtëpi, toka ka qenë e punuar çdo vit. Nuk dimë ca të themi. Njëra ka dalë, tjetra më mirë është”, u shpreh familjarja.

I plagosuri Elezi është babai i 5 fëmijëve te mitur ndërsa bashkëshortja mësohet se ka probleme shëndetësore. Të plagosurit janë Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe .Raportohet se ata kanë pësuar dëmtime në kokë, këmbë dhe bark, ndërsa në gjendje tepër të rëndë ndodhet Yllka Bishtogu e cila ndodhet e shtruar te Trauma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit