U plagos sot me armë zjarri/ Kushërinjtë e 24-vjeçarit ekzekutuan me 30 plumba Ritvan Ramazanin!

U plagos sot me armë zjarri/ Kushërinjtë…

Gjatë ditës së sotme, në Shkodër u dëgjuan të shtëna armësh, teksa i plagosur mbeti 24-vjeccari i identifikuar si Isak Mehmedaj. Ky i fundit është qëlluar me armë, mëngjesin e ditës së sotme, teksa nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.

Pas marrjes së informacioneve paraprake, është mësuar se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.

Rikujtojmë se Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka.

Për ngjarjen e sotme, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit