U plagos te ‘Komuna e Parisit’, Redi Balla: Po merresha me celularin, nuk e pashë autorin

U plagos te ‘Komuna e Parisit’, Redi…

Pas atentatit që iu bë mbrëmjen e djeshme te “Komuna e Parisit”, ka ardhur edhe reagimi i të plagosurit, Redi Balla.  Balla I cili u shenjëstrua nga disa persona, u plagos me armë zjarri pranë një lulishteje në zonën ku ndodhi ngjarja, teksa pas sulmit i është nënshtruar gjatë natës një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë Balla ka dëshmuar për rastin teksa shprehet se nuk i ka parë personat që e kanë qëlluar. I riu ka thënë që në momentin që e kanë qëlluar ai në mënyrë instiktive ka mbuluar kokën me duar, që tiu shpëtonte plumbave.

Sipas tij ai ishte duke shkuar në banesë, pasi kishte dalë me miqtë e tij për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Poloni. Për rastin, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, kryesisht të njohur dhe familjarë të Redi Ballës, teksa po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redi Balla:

Parkova makinën dhe po merresha me celularin, nuk e pashë se kush më qëlloi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit