U plagosën 5 persona/ Arrestohet i riu që shkaktoi aksident në zonën e 'Vasil Shantos"

U plagosën 5 persona/ Arrestohet i riu…


Një shtetas 24-vjeçar është përgjegjësi i aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ‘Vasil Shanto’ në Tiranë. I riu me inicialet A.Q., përplasi me mjetin e tij tre makina që po udhëtonin në të njejtin segment rrugor. Pas aksidentit, 24-vjeçari me banim në Has është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se paraditen e kësaj të premte, është arrestuar drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksident. Nga përplasja mbetën të plagosur 5 persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi Policisë:

“Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftonte policia pas ngjarjes.

Njoftimi i dytë

“U arrestua A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit