U plagosën dje në masakrën e Elbasanit, dhëndri i Pjerinit në terapi intensive, efektivja e ‘Shqiponjave’ i nënshtrohet operacionit

U plagosën dje në masakrën e Elbasanit,…

Teksa kanë kaluar më shumë se 20 orë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë 56-vjeçari, Pjerin Xhuvani, në gjendje të rëndë vijon të mbetet dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku.

Sipas Balkanweb, 32-vjeçari është aktualisht në terapi intensive pas plagëve të marra. Po ashtu, mësohet se efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota, i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

Sa i përket dy personave të tjerë që janë plagosur, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit