U plagosën me thikë gjatë një zënke, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën

U plagosën me thikë gjatë një zënke,…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u plagosën me thikë 3 persona.

Mësohet se njëri nga të plagosurit, Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë pasi është prekur nga sulmi me thikë, në zemër dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 64-vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa dyshohet se është i plagosur dhe nje shtetas italian ai është jashtë rrezikut për jetën, italiani mësohet se është plagosur në shpinë, ndërsa gruaja ka marrë dëmtime në dorë

Autori i ngjarjes është identifikuar si Elton Mergjyshi, 40 vjeç dhe është ende në kërkim nga policia.

Arsyet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit