U prangosën me bujë pasi u futën në fushë dhe rrahën policët, gjykata liron presidentin e klubit dhe administratorin e Kastriotit

U prangosën me bujë pasi u futën…

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit.

Për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”.

Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ardiana Bera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit