U prek nga koronavirusi, ndërron jetë prokurori nga Gjilani

U prek nga koronavirusi, ndërron jetë prokurori…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus.

Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit.

Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital.

Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”,- ka thënë Xhemajli.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit