U prekën nga koronairusi, sanitaret fusin në karantinë maternitetin e Vlorës

U prekën nga koronairusi, sanitaret fusin në…

Numri i të prekurve në të gjithë qytetet e Shqipërisë është rritur, ditët e fundit.

Së fundmi, dy sanitare të maternitetit janë konfirmuar pozitive. Gjithashtu i gjithë personeli i maternitet është karantinuar, në pritje të përgjigjeve të tamponëve. Bëhet e ditur se djali i njërës prej sanitareve punon në urgjencën e Vlorës.

Aktualisht në Vlorë janë 7 raste aktive, nga 608 në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste të reja, nga 333 të testuar. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit