U procedua nga Policia, flet Salianji: Për mua janë medalje, qeverisë i ka ardhur ngordhja

U procedua nga Policia, flet Salianji: Për…

Ish-deputeti Ervin Salianji në një lidhje për Fax News ka komentuar procedimin e tij nga ana e policisë, për shkak se mbështeti fermerët e Lushnjes në një protestë që ata organizuan gjatë ditës së djeshme. Salianji tha se uria dhe varfëria nuk njohin ligje të shpikura, dhe se qytetarët derimë tani i kanë zbatuar masat në mënyrë rigoroze, dhe presin që qeveris tiu kthejë mbrapsht mbështetjen që ata e meritojnë, pasi janë taksapagues së rregullt.

“Është një turp i madh që bën qeveria, që bën shoqërime për agjitacion dhe propagandë, për mua këto janë medalje, e them pa modesti. Është turpi i tyre që mbajnë të mbyllur vendin, në një kohë që nuk i ndihmon qytetarët, kërkonq ë të zhvendosë vëmendjen nga vuajtjet e qytetarëve.

Aty nuk ka pasur asnjë grumbullim njerëzish, për më tepër që ajo është pjesë e zonave të gjelbra, ishte një njoftim idiot, ku kanë ngatërruar dhe funksionet e njerëzve.

Siç do thoshin dhe fermerët e Lushnjes, qeverisë i ka ardhur ngordhja. Nuk ka uria ndonjë formë që të ndalon me ligj, nuk mund të lihen shqiptarët që të vdesin brenda shtëpisë, nuk mund të ketë halli i qytetarëve mbyllje brenda shtëpisë. Qytetarët i kanë respektuar masat në mënyrë rigoroze, tani është koha që qeveria tiu kthejë qytetarëve atë që iu merr përmes taksave”, tha Salianji. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit