U provua në 108 persona, vaksina jep rezultate premtuese

U provua në 108 persona, vaksina jep…

Një vaksinë e zhvilluar në Kinë duket se është e sigurt dhe mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, njoftuan studiuesit të premten, bën të ditur New York Times.

Faza e parë e eksperimentit të saj, botuar në Lancet, u krye nga studiues të disa laboratorëve dhe përfshiu 108 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 60 vjeç. Ata që morën një dozë të vetme të vaksinës prodhuan qeliza të caktuara imune, të quajtura qeliza T, brenda dy javësh. Antitrupat e nevojshëm për imunitet u shfaqën 28 ditë pas vaksinimit.
“Këto janë të dhëna premtuese, por janë të dhëna fillestare,” tha Dr. Dan Barouch, drejtor i hulumtimit të vaksinave në Qendrën Mjekësore “Beth Israel Deaconess” në Boston, i cili nuk ishte i përfshirë në punim. “Megjithatë, unë do të thosha se ky është një lajm i mirë.”
Eksperimenti është hapi i parë në testimin e vaksinës dhe ishte menduar kryesisht për të verifikuar sigurinë e tij. Që të dëshmohet efektiviteti i saj do të duhen eksperimente në mijëra, ndoshta qindra mijëra persona.

Një vaksinë për koronavirusin e ri konsiderohet të jetë zgjidhja më e mirë afatgjatë për lejimin e vendeve që të rihapin ekonomitë e tyre dhe të kthehen në normalitet. Ekipe të shumta në të gjithë botën po garojnë për të provuar kandidatë të ndryshëm.

Të hënën, Moderna njoftoi se vaksina e saj dukej se e ishte e sigurt dhe efektive, bazuar në rezultatet e tetë personave në eksperimentin e saj. Dhe të mërkurën, Dr Barouch dhe kolegët e tij publikuan një studim që tregonte se prototipi i vaksinës së tyre i mbrojti majmunët nga infektimi me koronavirus.

Rezultatet e një eksperimenti tjetër për vaksinat për njerëzit janë botuar në një ditar shkencor. Kjo vaksinë tani ka hyrë në fazën e mesme të eksperimentit tek njeriu, tha të premten prodhuesi, Sinovac Biotech Ltd.

Vaksina e raportuar sot është bërë me një virus, të quajtur Ad5, i modifikuar për udhëzime gjenetike tek një qelizë njerëzore. Qeliza fillon të prodhojë një proteinë të koronavirusit; sistemi imunitar mëson të njohë proteinën dhe ta sulmojë atë, duke parandaluar në teori që koronavirusi të mos fitojë kurrë terren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit