U pyet për vrasjen e Klodian Rashës, "të preferuarës" së Ramës mezi i kuptohet mesazhi

U pyet për vrasjen e Klodian Rashës,…

Bora Muzhaqi është ministrja më e re e Ramës, teksa drejton postin më të ri në kabinetin e kryeministrit, atë të Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe fëmijët. Pikërisht në këtë post të ri ministror, vendosi të preferuarën e tij, Bora Muzhaqin, ministren e cila që në momentin që vuri këmbë në atë post, nuk ka pushuar së bëri gafa. Hera e fundit që ajo u spikat për aftësinë e saj në këtë post, ishte momenti kur u pyet për vrasjen e 8-vjeccarit të ndjerë, Mateo. Kujtojmë se në momentin që ajo u pyet lidhur me tragjedinë, refuzoi të fliste me argumentin se nuk kishte kohë. Ndërkohë edhe sot në Ditën e Rinisë, e cila përkon me vrasjen e Klodian Rashës nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, ministrja e Ramës, u pyet për ngjarjen në fjalë. Ajo nisi të fliste, por mesazhi që përcolli lë shumë për të dëshiruar, ndërsa mezi arrihet të deshifrohet.

Bora Muzhaqi:

Kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete.

Urojmë që këtë mesazh të dhënë sot për vrasjen e Klodianit, ta kuptojë të paktën kryeministri Rama, i cili ka besim tek Bora dhe tek aftësitë e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit