'U qëllua me automatik', kryekomisari tregon detaje nga ngjarja në Kurbin

‘U qëllua me automatik’, kryekomisari tregon detaje…

Lidhur me atentatin e regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një frimë inertesh Selman Mihana, rreth 70 vjeç dhe u plagos pronari i firmës Ardjan Gjeloshi, ka reaguar kryekomisari i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Lezhës Gentian Berberi.

Në prononcim për mediat, Berberi tha se grupi i hetimit është përqëndruar në zbardhjen e konfliketeve dhe mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur pronari, i cili dyshohet të ketë qenë dhe objektiv i atentatit. Sipas drejtorit të policisë, dyshohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe më pas janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes.

“Në lidhje me ngjarjen ka reaguar menjëherë polica dhe është ngritur një grup hetimor i posaçëm. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale me ekspertë të fushës. Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave, dyshohet paraprakisht se është qëlluar me automatik. Ka të dhëna se autorët kanë lëvizur me një mjet. Po hetojmë të gjitha konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur (Ardjan Gjeloshaj), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Berberi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat speciale RENEA, ndërsa janë gjetur rreth 20 gëzhoja!

Lexo edhe:

Vritet me armë zjarri ekonosmisti i një firme inertesh në Kurbin, plagoset pronari

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit