U qëllua me grushta, 54-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

U qëllua me grushta, 54-vjeçari niset me…

Një konflikt mes dy personave ka agravuar në përdorimin e dhunës, teksa një prej personave të përfshirë në sherr, është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeyqtet. Mësohet se ky I fundit ka marrë dëmtime në kokë nga autori 37 vjeçar, I cili është arrestuar pas ngjarjes.

Policia:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit