U qëllua me plumb në gjoks, zbardhet skema e ekzekutimit të efektivit te FNSH
Autori: A.P
Report Tv ka zbardhur skemën e ekzekutimit në Lezhë të efektivit të FNSH-së , Xhulio Prela, i cili ishte duke udhëtuar më makinën e tij tip “Volksëagen” drejt Lezhës, Ai po kthehet nga aeroporti i Rinasit ku kishte dërguar disa të afërm, por që gjatë rrugës në aksin Milot-Lezhë, një person i ka nxjerrë dorën dhe e ka ndaluar. Më pas ata janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të panjohura. Pas konfliktit Prela ka hipur në makinë, por është qëlluar nga disa person që ishin në një tjetër automjet. Ai ka marrë një plumb në pjesën e gjoksit duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Kjo ka bërë që makina të ecë pa drejtues për rreth 300 metra dhe më pas të dalë nga rruga.
Xhulio Prela është qëlluar në pjesën e gjoksit, duke humbur menjëherë jetën, kjo ka bërë që makina të eci 300 metra pa drejtues dhe më pas të dalë jashtë rrugës. Atentati mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e efektivit të policisë.
Përgjatë aksit rrugor ka një sërë biznesesh kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i policit të FNSH-së në Lezhë. Xhulio Prela është ekzekutuar me pistoletë TT, ndërsa Report Tv mëson se deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Gjithashtu makina eci rreth 300 metra pas vrasjes së Prelës, duke përfunduar në rrugë
Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj.
Ndërkohë që FNSH dhe forcat RENEA vijojnë të krehin zonën.
Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë. 26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, ku burime për Report Tv thonë se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.
Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.
26 vjecari Xhulio Prela, banonte ne Rrile dhe me origjine ishte nga Puka.
Report Tv ka siguruar foton e 26-vjeçarit Xhulio Prela dhe pamjet nga vendi i ngjarjes së makinë tip “Volkëagen” me të cilën udhëtonte. Pas ekzekutimit makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë aty.