U qëllua nga makina në lëvizje, 71-vjeçari gjendet i pajetë në Fushë-Prezë

U qëllua nga makina në lëvizje, 71-vjeçari…

Ngjarje e rëndë në zonën e Fushë-Prezës.

Bëhet me dije se një i moshuar, me moshën 71-vjeç, është gjendur i vdekur në tokë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit.

I moshuari me inicialet A.B., dyshohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Trupin e pajetë e kanë gjetur banorët e zonës, që më pas njoftuan edhe Policinë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit