U qëllua sapo u çua nga kafja, dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia

U qëllua sapo u çua nga kafja,…

Biznesmeni Behar Sofia nuk ishte një emër i panjohur. Biznesmenë të shumtë e njihnin nga afër Sofinë, i cili që prej vitit 1998 ka përdorur 4 emra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prej kohësh ai banonte në pallatin ngjitur me qendrën tregtare ETC. Sofia ishte vendosur bashkë me familjen në një apartament në katin e 5-të.

Ndërkohë që një tjetër detaj i ri nga ngjarja është fakti se para vrasjes viktima ishte duke pirë një kafe në lokal. Në momentin që u ngrit nga tavolina dhe doli jashtë lokalit ai u qëllua me dy plumba dhe ra përtokë i plagosur.

Por nuk përjashtohet për hetuesit mundësia që pasi doli nga lokali ai të jetë futur në një makinë ku është qëlluar dhe më pas është hedhur i plagosur në rrugë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit