U qëlluan me armë zjarri në Laç, si paraqitet gjendja e të plagosurve

U qëlluan me armë zjarri në Laç,…

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen në Laç, ku pesë persona mbetën të plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti të çastit. 

Viktimat e atentatit në Laç po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore,  A.N. 26 vjeç dhe G.B. 24 vjeç, me burime plage ne zonën e legenit të dy, ndërsa D. GJ. 26 vjeç l, L.I. 26 vjeç, A. GJ. 58 vjeç janë në gjendje stabël, koshientë. Të gjithë pacientët kanë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se është kryer nga një person i vetëm, i cili është shpallur në kërkim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit