U raportua për të shtëna me armë,rezulton aksident rrugor në aksin Tiranë- Lezhë

U raportua për të shtëna me armë,rezulton…

Në lidhje me ngjarjen që u raportua mbrëmjen e së premtes se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, policia ka dhënë informacion zyrtar.

Sipas Policisë në këtë aks janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç.

Aksidenti pati pasoja vetëm në dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.

Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit