U riinfektua pas 3 muajsh, shtrohet në Spitalin Infektiv mjeku

U riinfektua pas 3 muajsh, shtrohet në…

Mjeku i spitalit të Durrësit, Beqir Gelaj është shtruar në Spitalin Infektiv.

Mjeku ishte infektuar 3 muaj më parë me Covid-19 nga një pacient dhe pas shërimit është riinfektuar sërish.

Sakaq, dyshohet se shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT, po ashtu e prekur më herët nga virusi.

Sipas specialistëve, mjeku mund të jetë riinfektuar si pasojë e ekspozimit të tepërt duke marrë parasysh faktin që e ka kaluar një herë këtë virus.

Kujtojmë që lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së datës 6 qershor 2020. “Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit