U rikthye në Përputhen, Ana godet sërish Fationin: NUk mu mbush mirë dora

U rikthye në Përputhen, Ana godet sërish…

Teksa puntatën e sotme në Përputhen diskutohej takimi i Anës së re dhe Arjonit, i ka befasuar të gjithë rikthimi i Anës.

Kujtojmë se ajo u largua nga studio e emisionit të premten pa lajmëruar askënd dhe pasi goditi me shuplakë Fatjonin.

Menjëherë Fatjoni i kërkoi llogari për shpullën e marrë, por Ana tha se e meritonte për sjelljen që bëri gjatë takimit me Melisën ku u dukën shumë të afruar.

“Ai mori atë që meritonte, nëse do dojë ai sqarime dakort,” tha Ana.

“Unë s’kam bërë asgjë të ulët, dhe s’dua të sqarohem fare, se nuk është se kisha diçka me ty, dhe bëra sjellje të gabuar, po nëse do të godasësh prapë që të kënaqësh, ja po vij aty,” tha Fatjoni.

Ai u çua nga karrigia dhe shkoi drejt Anës e cila e qëlloi sërish: Hë u kënaqe tani?

“Jo s’jam ngopur akoma,” tha Ana.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit