U rikthye nga arratisja? Koreja e Veriut deklaron zyrtarisht të infektuarin e parë me Koronavirus, Kim Jong shpall alarmin

U rikthye nga arratisja? Koreja e Veriut…

Vendi më i izoluar dhe më diktatorial në botë, Koreja e Veriut, ka shpallur zyrtarisht rastin e parë me infektim nga koronavirusi.

Por edhe pse nuk besohet se ky është rasti i parë zyrtar, akoma më i pabesuar është edhe fakti se si ka ndodhur infektimi.

Mendohet se personi i dyshuar me virusin vdekjeprurës, ka qenë një ish-i arratisur në Jug, i cili sipas autoriteteve “qënka penduar” dhe ka kaluar sërish nga Koreja e Jugut në atë të Veriut.

Sipas medias zyrtare vendase “KCNA”, Kim, tha se, kjo ishte një situatë kritike në të cilën mendohet se virusi mund të ketë hyrë në vend.

Rasti i personit të dyshuar kishte shkuar në Korenë e Jugut 3 vite më parë, dhe ishte kthyer në vend më 19 Korrik, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht.

Ai ka nisur edhe një hetim intensiv mbi njësinë ushtarake përgjegjëse për personin që ka kaluar kufirin.

Sapo hetimi të përfundojë, do merren masa ndëshkimore të konsiderueshme.

Kim Jong-Un ka deklaruar gjendjen e emergjencës dhe ka propozuar mbylljen e vendit, për shkak të rastit të dyshuar me Koronavirus.

Personi është karantinuar, teksa lideri korean ka menduar menjëherë për masa të rrepta./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit