U rindërtua pas tërmetit, shpërthejnë depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare në Durrës

U rindërtua pas tërmetit, shpërthejnë depozitat e…


Ditën e sotme kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull të Durrësit.

Kjo ka bërë që proçesi mësimor të ndërpritet.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa është ngritur një grup pune për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se nxënësit janë njoftuar kur kanë mbërritur në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkarkuar ujë në të gjitha katet e objektit.

Shkolla u rindërtua pas tërmetit në vitin 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit