U rrëmbye kur ishte 4 vjeç, gjeti familjen e saj 53 vite më vonë

U rrëmbye kur ishte 4 vjeç, gjeti…

Susan Gervaise në moshën 4 vjeçare u zhduk. Në vitin 1969 një familje turistësh i ofruan ta çonin me pushime në Disney World në Florida, SHBA dhe nuk e ktheu më.

Ata e kanë gënjyer që e kanë birësuar, ndërkohë, familja e saj në Mbretërinë e Bashkuar kaloi pesë dekada duke e kërkuar dëshpërimisht, nga frika se nuk do ta shihnin më.

Pas 53 vitesh ata janë ribashkuar pas një apeli të bërë nga bashkëshorti i Susan në Facebook në Australi. Brenda 30 minutash, të afërmit e saj në Pontefract, e morën vesh shpejt dhe u përgjigjen.

“Ata e pyetën mamin nëse mund të më çonin në Disney World dhe ajo u dha certifikatën time të lindjes për të më futur në pasaportën e tyre. Në vend të kësaj, më çuan në Kanada, pastaj në Australi dhe më vonë në Zelandën e Re. Ky ka qenë gjithmonë plani i tyre”, tha Susan.

Ajo e zbuloi të vërtetën kur i duhej të përmirësonte pasaportën e saj dhe nuk mundi të gjente asnjë provë të birësimit.“Shkuam në Zelandën e Re dhe nuk kisha nevojë për pasaportë për të hyrë në vend, por kur erdhi koha për t’u kthyer në Australi, e bëra”, tha ajo .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit