U rrëmbye nga dy vajza shqiptare, biznesmeni gjendet i vdekur në bodrumin e ashensorit

U rrëmbye nga dy vajza shqiptare, biznesmeni…

Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur para një muaji, u gjet i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në  Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

Ju njoftoj se me datë 26.02.2024, rreth ores 22:37, policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur“, njoftoi policia e Kosovës.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari nga Shqipëria, bashkë me disa të tjerë, të paidentifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit