U rrëmbye nga tre persona, 30-vjeçarja greke: Shoferi fliste shqip

U rrëmbye nga tre persona, 30-vjeçarja greke:…

Në Heraklion, Greqi në datën 21 nëntor, është rrëmbyer një vajzë 30-vjeçare, me origjinë nga Greqia. Pikërisht në këtë datë, në orën 23:40 në kryqëzimin e Kargiorgi dhe Iliou, duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj, një makinë me tre burra brenda futi me forcë brenda automjetit greken. Mësohet se një prej autorëve ka goditur të renë në kokë, duke i shkaktuar humbje ndjenjash. Ndërkohë, në dëshminë e saj për policinë, se një prej autorëve ka goditur të renë në kokë, duke i shkaktuar humbje ndjenjash, teksa makina ishte e ndaluar e se ajo ishte e shtrirë në sediljen e pasme, e veshur nga autorët. Këta persona e kanë braktisur në një stacion në stacionin e Larisës, ku është gjetur nga një shofer taksie.

Sipas inewsgr.com, gruaja ka arritur t’i hiqte kapuçin një prej autorëve, duke konstatuar se ai ishte deri në 30 vjeç, i stërvitur mirë, me mjekër, sy të errët, flokë të errët, si dhe detaji më i rëndësishëm ishte që ai fliste shqip. Autorët i kanë marrë 100 euro, një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale. Pritet që policia ti tregojë vajzës që është rrëmbyer, disa foto të personave të ndryshëm, për të arritur tek autori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit