U rrëmbye për borxhe, i riu gjobitet nga policia për thyerje të karantinës

U rrëmbye për borxhe, i riu gjobitet…

Policia në Tajlandë ka gjobitur për thyerje karantine një burrë i cili ishte rrëmbyer.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në tetor të 2020, kur burri i identifikuar me mbiemrin Chen u kthye në ishull nga Hong-Kongu.

Ai kishte planifikuar të qëndronte në karantinë për 14 ditë në shtëpinë e mikut të tij në momentin që disa njerëz që miku i tij i kishte borxh hynë me forcë në apartament duke e rrëmbyer. Në fakt personat që e rrëmbyen e ngatërruan atë me mikun e tij i cili në atë moment nuk ndodhej në apartament.

Autoritet vendase më vonë deklaruan se gjoba u anullua pasi shpjegimi i burrit ishte i besueshëm.

Shteti tajvanez ka rregulla strikte sa i përket karantinës, pasi një person mund të dënohet deri në tetë mijë funte. Autoritetet tajvandeze përgjojnë telefonat e qytetarëve për të vërtetuar se ata po e respektojnë karantinën

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit