U rrëzua në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

U rrëzua në humnerë, humb jetën 40-vjeçari…

Një 40-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në fshatin Lëpushë, në Kelmend, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Policia është njoftuar rreth orës 10:52 për ngjarjen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, kishte pësuar dëmtime të rënda dhe kishte humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit