Shkoi për të vjedhur në fabrikë, shqiptari rrëzohet nga 6 metra lartësi dhe vdes

Shkoi për të vjedhur në fabrikë, shqiptari…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Një nga shqiptarët, i identifikuar si Dritan Balliu, ka humbur jetën në një kapanon në Itali, teksa është deklaruar si vdekje cerebrale  Sipas zazoom.it, i ndjeri ka qenë bashkë me një shok, ndërsa ë dy po përpiqeshin të hynin në depon e një firme prodhimesh lëkure për të grabitur dhe janë rrëzuar nga një lartësi e pakta gjashtë metra. Në rastin e Balliut, dëmtimet kanë rezultuar vdekjeprurëse. Shqiptari tjetër nuk është në rrezik për jetën. Hetimet për tentativën e vjedhjes po vijojnë, ndërsa po punohet për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve, që duhet të jenë personat që çuan dy të plagosurit në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit