U rrëzua nga kati i dytë i shtëpisë, 27-vjeçari niset me urgjencë në spital

U rrëzua nga kati i dytë i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një 27-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku banonte, teksa është dërguar me urgjencë në spital. Shtetasi me iniciale Xh. Gj., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit