U rrëzua nga skela e pallatit në Kamëz, ndërron jetë punëtori 33-vjeçar

U rrëzua nga skela e pallatit në…

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 33-vjeçari që u rrëzua pak ditë më parë nga pallati ku po punonte.

Ibrahim Shata, me origjinë nga Librazhdi, po punonte në kantierin e një pallati në ndërtim në Kamëz kur u rrëzua dhe u plagos rëndë.

Ai u transportua menjëherë nê spital, por  për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Në ditën e ngjarjes, policia arrestoi shtetasin Q. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Por familjarët ende nuk e kanë të qartë nëse 33-vjeçari u rrëzua nga skela apo u godit nga vinçi i materialeve të ndërtimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit