
Mbrëmjen e djeshme, Moderatorja Einxhel Shkira u rrëzua teksa po zhvillonte një lojë me Ilirin, duke përfunduar në spital.
Einxhel kishte thyer krahun por Iliri dhe banorët e tjerë e morën si shaka në fillim duke i thënë se ngrihu se nuk ke asgjë.
Ndërkohë, tashmë “Vëllai i Madh” përmes një zarfi ka njoftuar banorët se mjekët kanë vendosur që Einxhel të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas ndërhyrjes ajo duhet të qëndrojë në spital për aq kohë që bluzat e bardha të vendosin.