
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Brezovicë, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën.
Vajza e mitur ishte duke bërë ski me babanë e saj teksa është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra gjatë rrugës për në spital.
Mësohet se 12-vjeçarja jetonte në Leposaviq dhe ishte me shtetësi serbe.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre.