U rrit nga gjyshja, Gregu, mesazh prekës për Aneta Ramën: Këshillat e tua të vyera...

U rrit nga gjyshja, Gregu, mesazh prekës…

Njihet si djali i madh i kryeministrit Rama dhe fëmija që ka jetuar më shumë me gjyshen e tij, duke marrë edhe përkujdesjen e saj në shumë vite.

Por sot, Greg Rama, ka dhënë një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tij, Aneta Rama.

Me një foto bardhë e zi, ku shfaqen të dy të qeshur, teksa ai i tregon diçka në telefon, Gregu, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mesazhin e ndjerë për gjyshen.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë, do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”,- shkruan Gregu.

  • foto galeri

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit