U sëmur përpara gjyqit, Gjykata lë në burg Lefter Allën dhe 10 personat e përfshirë në tenderin e ujit

U sëmur përpara gjyqit, Gjykata lë në…

Gjykata e Apelit te Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Lefter Allën dhe 10 personat e arrstuar në Bulqizë. Ish-kryebashkiaku do të vijojë të qendrojë në arrest me burg së bashku dhe personat e përfshirë në tenderin e dyshimt të hetuar nga SPAK.

Alla kërkoi ndihmën e stafit mjekësor ditën e sotme duke thënë se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Procesion gjyqësor ish-kryebashkiaku e ndoqi nga spitai i burgut, teksa iu komunikua se pasi gjendja e tij të përmirësohet do të kthehet sërish në qeli.

Lefter Alla kërkoi masë sigurie më të zbutur mirëpo Gjykata vendosi që ai të qendrojë në burg, përshkak të provave të gjetura mbi korrupsionin e lartë zyrtar. Alla dhe të tjerët ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit