U shfaqën nudo në ballkonin e qiellgërvishësit në Dubai, modelet përballen me 6 muaj burg

U shfaqën nudo në ballkonin e qiellgërvishësit…

Një duzinë modelesh janë arrestuar nga policia e Dubait pasi pozuan për një xhirim fotografik nudo në një ballkon në qendër të qytetit mesditën e së dielës. Sipas ligjeve lokale, ato do bëjnë gjashtë muaj burg.

Të dielën në mbrëmje, një video e grave u bë virale në mediat sociale, me një banor të një kulle të Dubait duke filmuar grupin nga një ndërtesë tjetër në lagjen Marina.

Raportet e pakonfirmuara më vonë sugjeruan se ‘yjet’ ishin kryesisht nga ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë Rusinë, Moldavinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Videoja u përhap me shpejtësui në rrjetet sociale duke çuar në reagimin e policisë..

Në një deklaratë në Twitter, policia tha se kushdo që shkel ligjin e vendit mund të dënohet me një burgim gjashtë muaj ose me një gjobë deri në 1.300 dollarë. Për organizatorët, dënimi mund të jetë edhe më i ashpër.

Të hënën në mëngjes, agjencia e lajmeve RIA Novosti e Moskës, duke cituar një burim në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Dubai, raportoi se rreth 40 persona u arrestuan, përfshirë tetë shtetas rusë. Një nga ata që u ndaluan ishte gjoja personi përgjegjës përsesionin e fotove.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit