U shisnin grupeve kriminale karta SIM me të dhëna të falsifikuara, dy persona nën hetim

U shisnin grupeve kriminale karta SIM me…

Dy persona janë vënë nën hetim pasi shisnin karta SIM me të dhëna të falsifikuara që përdoreshin nga grupet kriminale.

Sipas policisë, janë sekuestruar 79 formularë të kartave SIM, ndërsa nën hetim janë vënë E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Kartat përdoreshin nga persona me precedent kriminal për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale”, njofton policia.

Strukturat hetimore të policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit